Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në Sukth, janë gjetur dhe sekuestruar një thikë pistoletë dhe një sasi fishekësh
Sipas poliisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. C., 19 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë pistoletë dhe një sasi fishekësh.
Advertisement
Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.