
Drejtoresha e Komunikimit të “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berishës, Floriana Garo, ka reaguar pas deklaratës së kreut të P, Lulzim Basha i cili tha se kishte humbur zgjedhjet për shkak të Sali Berishës, i cili sipas tij i kishte shkaktuar dualizim.
Garo ka “thumbuar” kryedemokratin duke thënë se është bërë si Rama kur thotë se fajin për humbjet e tij i ka Saliu.
“Basha si Rama: Fajin per humbjet e mia e ka Saliu!”, ka shkruar Floriana Garo në Facebook
Advertisement