Një 32-vjecar shqiptar është vrarë me thikë në Itali.
Sipas mediave italiane viktima është identifikuar si Fation Bylyshi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur që të dielën në mbrëmje në Artena mirëpo, identifikimi i viktimës është bërë vetëm këtë të martë pasi shqiptari I vrarë nuk kishte dokumenta me vete.
Hetuesit dyshojnë se Fation Bylyshi është qëlluar me thikënë një vilë në via del Boschetto në kulmin e një mosmarrëveshjeje.
Fillimisht, 32-vjeçari arriti të arratisej, por vetëm për një distancë të shkurtër: plaga në qafë ishte shumë e rëndë dhe Fation nuk ka mundur të ecë më duke gjetur vdekjen
Trupi i burrit u gjet fillimisht nga një banor, i alarmuar nga qeni që lehte para portës.
Kur doli në rrugë, ai pa Fation Bylyshin të shtrirë në tokë, tashmë pa shenja jetë.
Policia italiane ka arrestuar dy persona si të dyshuar për vrasjen e Fation Bylyshit. Bëhet fjalë për dy shtetas rumunë, 27 dhe 30 vjeç, të dy banues në Artena.
Ende nuk dihet përse Fation Bylyshi dhe dy rumunet janë konfliktuar me njeri-tjetrin.