ITALI – Një 65-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në shtratin e përroit Bure në Candeglia.

Sipas medieve italiane, shqiptari i identifikuar si Gjon Toma ishte larguar nga shtëpia e tij rreth orës 08:30, mëngjesin e së dielës.

Familjarët e tij u shqetësuan kur nuk po kthehej në shtëpi dhe lajmëruan policinë.

Rreth orës 17:00 të së dielës, gruaja dhe djali i tij bënë një ankesë dhe në mbrëmje zjarrfikësit e komandës Pistoia filluan kërkimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Trupi i tij u gjet mëngjesin e djeshëm dhe nuk kishte shenja dhune. Megjithatë pritet autopsia për të zbardhur shkakun e vdekjes./vizionplus.tv