![Ishte “shtruar” duke pirë me ish-kryebashkiakun/ Ku ishte Aleksandër Gjoka pak orë para arrestimit?](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/05/GJOKA-753x405-1-744x400.jpg)
Këngëtari Aleksandër Gjoka ra në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ai u përfshi edhe një aksident rrugor në zonën e Farkës, por fatmirësisht nuk mori lëndime.
Pak orë para arrestimit, në profilin e tij në “Facebook”, a postoi një foto ku shfaqej krah ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, me gota me alkool në dorë.
Advertisement
“Me shokun dhe mikun tim te hershem Vangjush Dako(Gjushi)”, shkruante krahas fotos.
Kjo është hera e dytë që Aleksandër Gjoka arrestohet nga policia, pasi drejton në gjendje të dehur makinën.
Advertisement