Ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet në Durrës 24-vjeçari me dy emra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet në Durrës 24-vjeçari me dy emra

Një 24-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar ditën e sotme në Durrës.

I riu, i cili ka dy gjeneralitete Armando Bushi alias Armarido Rama është dënuar nga Gjykata e Tiranës me masën “arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 10”, lokalizoi në Durrës, kapi dhe vuri në pranga shtetasin:

A.B. alias A. R., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Advertisement

24-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy