Policia e Vlorës ka arrestuar një person në fshatin Bishan, për llogari të drejtësisë spanjolle.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, u bë kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit: A. Xh., 38 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë.
Advertisement
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin penal të datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizate kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.
Advertisement