Një pasagjere e cila po udhëtonte drejt Lutonit, Londër është zbritur nga avioni në Aeroportin e Rinasit.

 

Blutë bëjnë me dije se pasagjerja kishte konsumuar shumë medikamente mjekësore dhe ka qenë piloti ai që ka urdhëruar që ajo të mos udhëtonte me këtë fluturim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia bashkë me bashkëshortin e pasagjeres e kanë zbritur nga avioni dhe pasi është kontrolluar nga stafi mjekësor i aeroportit është thirrur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore.

 

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale mbi shoqërimin në avion të një shtetaseje nga shërbimet e Policisë, ju sqarojmë se:

Në linjën e udhëtimit që ishte planizuar të nisej nga Rinasi në drejtim të Luton, në orën 18:45, do të udhëtonte dhe një shtetase e cila kishte konsumuar shumë medikamente mjekësore, dhe për të cilën piloti i avionit, kishte urdhëruar që kjo shtetase të mos udhëtonte.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimet e Policisë së bashku me bashkëshortin e saj e kanë zbritur nga avioni dhe pasi është kontrolluar nga stafi mjekësor i aeroportit, është njoftuar ambulanca për t’i dhënë ndihmën mjekësore’, thuhet në njoftimin e policisë.