Policia ka vëmë në pranga një burr në Berat I cili edhe pse ishte nën masën e arrestit shtëpiak ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe është larguar nga banesa.
Gjatë shoqërimit burri ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë.
Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe u largua nga banesa, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga autori, i cili kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., banues në Berat, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas është larguar nga banesa, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Pas lokalizimit të tij, në momentin e shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.