Një 34-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi theu masën  ‘arrest shtëpie’ për armëmbajtje pa leje dhe doli sërish në rrugët e kryeqytetit me armë.

 

Policia i ka ushtruar kontrolle të riut në rrugën “Hoxha Tahsim” dhe iu gjet një pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në pranga u vu shtetasi I. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

 

Në rrugën “Hoxha Tahsim”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin I. K., të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.