Ishte infektuar me COVID, ndërron jetë mjeku neuropsikiatër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ishte infektuar me COVID, ndërron jetë mjeku neuropsikiatër

Një tjetër mjek ka humbur betejën me Covid 19.

Neuropsikiatri Sali Baco nga Elbasani, i cili ishte infektuar me koronavirus, ishte shtruar prej disa ditësh në Spitalin Covid 2 në Tiranë

Baco ishte diplomuar në vitin 1969, ndërsa prej viteve 1972 deri ne vitin 1985 ishte shef pavioni. Në vitin 1985 emërohet drejtor i Spitalit Psikiatrik, ndërsa në vitin 1992 deri në vitin 1995 Drejtor i Shëndetit Publik.

Po ashtu, nga viti 1998 ka qenë në pozicion nëndrejtor i Spitalit Rajonal dhe njëkohësisht shef i Poliklinikës deri në vitin 2005. Për të vazhduar më pas si mjek në qytetin e Elbasanit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy