Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Zemblak të Maliqit.
Burri në proces divorci ka vrarë gruan dhe ka hedhur në gropën e ujrave të zeza.
Policia e ka gjetur të pajetë trupin e gruas, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Autori i ngjarjes së rëndë është arratisur, dhe blutë po punojnë për kapjen e tij.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.