Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Zemblak të Maliqit.
Burri i identifikuar si Gjergji Mullalli ka qenë në proces divorci me gruan, Luiza Mullalli. Për këtë dyshohet se burri ka vrarë 46-vjeçaren dhe më pas e ka hedhur në gropën e ujrave të zeza.
Policia e ka gjetur të pajetë trupin e gruas, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Autori i ngjarjes së rëndë është arratisur, dhe blutë po punojnë për kapjen e tij.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.
AdvertisementNga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.
AdvertisementGrupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.