‘Ishim në gjumë, vajza e vogël u tremb shumë”/ Flet djali i pronarit të servisit që iu vendos tritol në Lezhë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
‘Ishim në gjumë, vajza e vogël u tremb shumë”/ Flet djali i pronarit të servisit që iu vendos tritol në Lezhë

Djali i pronarit të servisit ku u vendos tritol gjatë natës së kaluar në Lezhë, Klaudio Mëhilli ka treguar detaje nga ngjarja.

 

Mëhilli tregon se në momentin e shpërthimit ndodheshin në gjumë ne banesën që është një kat sipër servisit. Ai thotë se shpërthimi ishte i fuqishëm, dhe u tronditën të gjitha ndërsa vajza e vogël u tremb më shumë.

 

Advertisement

“Shpërthimi ishte i fuqishëm, dhe u tronditem te gjitha ndërsa vajza e vogël u tremb shume. Ne moment dolëm e gjithë familja jashtë dhe pamë xhamat e thyer të objektit.”

 

Klaudio tregon se nuk kanë konflikt me njeri dhe shpresojnë që ngjarja të zbardhet sa me shpejt nga organet kompetente.

 

Advertisement

“Ne nuk kemi asnjë konflikt. Shpresojmë që ta gjejë policia”, ka thënë ai.

 

Kamera e një objekti ka arritur te kap autoret te cilët janë dy persona te cilët afrohen me një motor dhe me skafante. Pasi vendosin eksplozivin , ata largohen me shpejtësi dhe disa sekonda me pas shihet shpërthimi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy