Xhavit Haliti, një nga drejtuesit kryesorë të UÇK-së, aktuslisht deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka lëshuar deklaratën e fortë se Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është shkarkuar nga posti i këshilltarit të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli.
Prindon Sadriu që është shef i misionit diplomatik të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ka sulmuar mediat, të cilat i quajti ndërmarrje kriminale.
Pas kësaj deklarate, deputeti Haliti, që është anëtar i Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme, është i vetmi deputet që ka reaguar.Ai ka thënë për mediat e Kosovës, përkatësisht gazetën Periskopi, se në demokraci problemet duhet të zgjidhen në gjykatat
“E drejta e fjalës në demokraci është e barabartë për të gjithë. Mendoj që s’është privilegj vetëm i gazetarëve. Në demokraci, kontestet zgjidhen në gjykata, përmes debateve publike në medie etj… komisioni parlamentar për politikë të jashtme nuk ka kompetenca me gjykuar askënd nëse dëshironi të keni përgjigje nga Komisioni drejtojuni zyrtarisht dhe me siguri do merrni përgjigje”, ka thënë ai.
Me tej, Haliti ka përmendur se Prindon Sadriu ishte shkarkuar nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë.
“Ai ka qenë edhe këshilltarë i ish Kryetares së Parlamentit të Shqipërisë dhe është shkarkuar. Arsyet e shkarkimit besoj që i din edhe Presidentja”, ka thënë ai për Periskopin.
Ndërkohë, deri më tani, nuk kemi pasë asnjë reagim nga ana e Qeverisë, Zyrës së Presidentes dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme për gjuhën denigruese të zyrtarit të tyre, Prindon Sadriu.
Gjuha e linçuese e Sadriut është dënuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe anëtarë e organizata të ndryshme joqeveritare.
Nuk dihet nëse do të merren masa ndëshkuese ndaj bashkëshortit të presidentes, Vjosa Osmani.
TemA