Ish-studenti i dhjetorit 1990, Ilir Dizdari ka marrë sot pjesë në Kuvendin e PD, të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha.

 

Dizdari u shpreh se entuziazmi i demokratëve në sallë sot i ngjan dhjetorit 1990. Ai theksoi se sot do qëndrojnë afër, për ta bërë PD sic ishte në vitin 90. Mes të tjerash Dizdari nënvizoi se duhet të riparojnë shtyllat e PD dhe ta duhet ta përforcojnë partinë

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot jam këtu bashkë me miqtë e mi të lëvizjes së dhjetorit ‘90 ku 30 vjet më parë, këtu në rreshtin e parë ishin ulur gjithë drejtuesit e PD të asaj kohe. Dhe i lamë disa porosi të veçanta PD-së, që sot disa i harruan e ca i anashkaluam. Sot kemi të njëjtat gjëta për të thënë, dhe do qëndrojmë afër, për ta bërë PD sic ishte në vitin 90. Frontin më të madh të zhvillimit të Shqiptarëve e Shqipërisë.

 

Cfarë porosish lamë ne: Ta duam Shqipërinë dhe të jemi mbivetjak, busulla orientuese dhe timoni i partisë në cdo kohë duhet të jetë në drejtimin e SHBA dhe BE. Kërkuam qëndrimin larg të kultit të individit, sot kemi të njëjtat detyra për të cuar në vend amanetin e atyre që sot janë baballarë gjyshër apo atyre që nuk jetojnë më. Pas lëvizjes së dhjetorit, kujtoj me respekt grupin e parë të PD, më 22 mars 1992. Bëj sot bilancin e më rezulton se ata u larguan u përzunë, dhe Shqipëria po rikthehet në kultin e individit. Ringritja e demokracisë nis me ndryshimet kushtetuese që Basha ka marrë përsipër t’i bëjë. Ne duhet të riparojmë shtyllat e PD. Ne kemi historinë tonë 30-vjecare, që duhet ta përforcojmë. E dyta, pronarët dhe elita patriotike shqiptare, 3- të përndjekurit politikë 4- strukturimi përfaqësues fetar në kuota të barazvlerësuara 5- prurjet e reja dhe rinia që të rrijë në Shqipëri e të kthehet në forcë për zhvillimin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne kishim një ëndërr sot duhet ta bëjmë realitet me ndihmën e SHBA dhe BE. Ta bëjmë Shqipërinë si Europa. Sot ju keni radhën ta kryeni këtë mision, merreni dhe drejtojeni me nder.”– u shpreh Dizdari.