Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në burg ish-noteren Rezarta Koçi, e arrestuar më 5 shkurt nga policia për ‘shpërdorim të detyrës’ dhe ‘vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën’.
Prokuroria kërkoi mbajtjen në qeli te ish-noteres, kërkesë e cila u apelua nga e pandehura, por pa sukses, pasi gjykata e apelit la në fuqi të njëjtin vendim të shkallës së parë.
Advertisement
Ajo kishte përfituar shuma të mëdha nëpërmjet falsifikimit të dokumentacionit të shitblerjes së pronave, duke kaluar paratë në llogarinë e saj.
Hetimet nisën pas 4 kallëzimeve, që ishin bërë nga qytetarë të ndryshëm ndaj noteres për akuzën e mashtrimit.
Advertisement