Ish-ministri i Shëndetësisë gjatë qeverisë Hoti, Armend Zemaj, ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit, pasi sipas tij nuk po menaxhon si duhet situatën e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Në një postim në mediat sociale, Zemaj shprehet se masat e marra janë politike dhe nuk janë konsultuar me ekspertë të fushës.

Më tej ai shton se qeveria po merret me fushatë elektorale jashtë vendit, duke iu referuar Shqipërisë, dhe ndaj nuk po merren me pandeminë në vend.

Sot, si çdo ditë e qeverisjes së kësaj Qeverie, dhjetëra jetë të humbura nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ndërsa qeveria me masa politike pa konsultim me profesionistët e fushës e pa asnjë strategji të uljes së numrit të të infektuarve.

Të ndikuar nga popullizmi i jashtëm e fushatat e Facebook-ut menaxhimi pa motiv e përkushtim me mbikëqyrje selektive, do ta rikthej vendin pas një viti të mundimshëm të menaxhimit të pandemisë, në krizë të ashpër shëndetësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Derisa po e shqyejnë gurmazin në fushata zgjedhore jashtë shtetit, Qeverisë për situatën shëndetësore në vend, asnjë fjalë nuk i shpëton nga goja. Lexojeni e zbatojeni së paku Manualin për mbrojtjen dhe përhapjen e virusit Covid 19!”, shkruan Zemaj.