Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është paraqitur në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme mëngjesin e kësaj të mërkure.
Nuk bëhet me dije arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK.
Advertisement
Rikujtojmë se në tetor të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin penal ndaj ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për të hetuar përgjegjësinë e tij në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona.