Në seancën ku do të bëhej mbrojtja e tij, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla nuk mori dot pjesë dhe shkak për këtë u bë gjendja e tij shëndetësore.

 

Avokati Sokol Hazizaj tha gjatë seancës që po mbahet në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar se ish-kryeprokurori ndodhet i shtruar në spital.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai paraqiti një akt ekspertimi mjeko-ligjor që provon se Llalla është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kërkoi që kjo të merret parasysh nga trupa gjyqësore në vendimmarrje.

 

Mbrojtja bëri kërkesë për pafajësi, kthim të çështjes për rigjykim në shkallën e parë, ose në rast fajësie, pezullim të dënimit me burg.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Trupa e gjyqtarëve është tërhequr në Dhomë Këshillimi për vendim të ndërmjetëm, nëse do pranojë apo akt-ekspertimin mjeko-ligjor.

 

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka ankimuar dënimin me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike në shkallë të parë për fshehje dhe mosdeklarim pasurie.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";