Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Himarë.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Vasil Bollano, ish kreu i OMONIA-s dhe Bashkisë Humarë ka përplasur me makinë një 17 vjeçar me iniciale E.H.
I riu është transportuar në spital, ndërsa Bollano dyshohet si përgjegjës për aksidentin në fjalë dhe është shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje .
17- vjeçari i dëmtuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
“Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
AdvertisementDrejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, njofton policia.