Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme këtë të mërkurë.

Siç dallohet në pamjet e siguruara nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, ish-kreu i Kadastrës është futur në ambientet e brendshme të SPAK, por nuk është prononcuar për mediat.

Sipas burimeve, Lame është thirrur për t’u pyetur mbi një dosje të SPAK sa i takon legalizimeve në këmbim të votës për zgjedhjet lokale të vitit 2019, ku në pranga pak kohë më parë u vunë një ish-punonjës i Aluiznit dhe një ish-kryeplak.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";