Ish-komandanti i FSK: Të rritet buxheti për blerje të armatimit, vizita e kryespiunit rus në Beograd është me projekt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-komandanti i FSK: Të rritet buxheti për blerje të armatimit, vizita e kryespiunit rus në Beograd është me projekt

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka thënë për Albanian Post se nisja e luftës në Ukrainë ka ndryshuar situatën e sigurisë në botë, prandaj ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të ndajë më shumë buxhet për blerje të armatimit, pasi janë ndarë vetëm 100 milionë euro, deri sa ky institucion pritet që të shpenzojë 1 milionë e 130 mijë euro për blerjen e autoblindave ushtarake.

“Kur ndryshon situata duhet të ndryshojnë edhe projeksionet buxhetore, këtë Qeveria duhet ta ketë parasysh që të jetë e gatshme që të përballet me sfidat e mundshme”, tha Çeku.

Prandaj sipas tij, “kjo mund të ketë pasoja edhe në Ballkan, duke përfshirë edhe Kosovën”.

“Nuk duhet të lejomë që të ketë vakum të sigurisë”, ka shtuar Çeku.

Advertisement

“Dhe ne duhet të jemi vigjilent dhe duhet ta mbrojmë vetën, duhet të sillemi komfor situatës, situata është shumë sfiduese”.

Çeku theksoi se vizita e sekretarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Nikollai Patrushev, në fund të muajit shkurt ka për qëllim të shpërndahet vëmendja nga lufta në Ukrainë, pasi konsideron që “Rusia është e interesuar për kriza edhe konflikte”.

“Nuk është vizitë veç hajt, është vizitë me projekt, kjo është një përpjeke që Serbia të rreshtohet drejt Rusisë”, shtoi Çeku.

Ndryshe, FSK-ja në vitin 2022 me buxhetin e ri të aprovuar nga Qeveria e Kosovës ka paraparë të ndajë mbi 30 milionë euro për investim edhe në sistemin e armatimit.

Advertisement

Ndërsa ky shumë për armatim pritet të rritet për katër milionë në vitin 2024.

Sipas buxhetit për vitin 2022, janë paraparë të investohen edhe 700 mijë euro në depon për municion ndërsa 300 mijë euro për depon për armatim.

Këtë të mërkure të 24 shkurtit, ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, ka reaguar pas sulme të Rusisë në Ukrainë duke thënë se nëse kërkohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova është e gatshme të ofrojë të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Ai këto deklarime i ka bërë në rrjetin social ‘Facebook’.

Advertisement

“Në anën tjetër, nëse kërkohet nga SHBA, si partneri dhe aleati ynë jetik, për angazhimin tonë, jemi të gatshëm të ofrojmë të gjitha aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së që ata vlerësojnë se mund të jenë kontributore në operacionet e mundshme”, ka shkruar Mehaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy