Ish-efektivi i RENEA kapet me snajper në makinë, dyshohet se do kryente vrasje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-efektivi i RENEA kapet me snajper në makinë, dyshohet se do kryente vrasje

Dy shtetas janë arrestuar nga policia në Tiranë për armëmbajtje pa leje.

Njeri nga të prangosrit ëshjtë një ish-efektiv i RENEA-s.

Policia kishte informacion se afër rrethrrotullimit të Sanatoriumit, me një automjet, po qarkullonin 2 shtetas të armatosur, dhe për këtë arsye  kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double strike”.

 

Advertisement

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Remal Rada., 39 vjeç, banues në Tiranë;

 

– Elton Hidhi, 28 vjeç, banues në Laknas, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Advertisement

Remal Rada kishte vetëm pak muaj që ishte larguar nga radhet e policise. Ai lëvizte me një mjet luksoz me targa angleze. Brenda në makinë atij iu gjet një snajper.

Ka dyshime të forta se bashkë me të arrestuarin tjeter do kryenin një vrasje.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Renal Rada dhe pasagjer shtetasin Elton Hidhi., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, vec një arme zjarri snajper, edhe targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Në vijim të kontrollit, në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy