Ish-Drejtori i RTSH shkon në gjyq, SPAK mbyll hetimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-Drejtori i RTSH shkon në gjyq, SPAK mbyll hetimet

Spak ka dërguar në gjyq Thoma Gëllçin, ish-drejtor i radio televizionit shqiptar për shpërdorim detyre.

 

Po ashtu, të pandehur për shkelje barazie në tendera janë marrë tre vartës të tij, Julian Tapia, Ervin Murja dhe Alban Malaveci.

 

Advertisement

Ish-drejtori i RTSH, është arrestuar më 8 tetor të vitit të kaluar, pasi kishte shpallur procedurën e tenderit më herët sesa të merrte miratimin nga autoriteti i mediave audiovizive.

 

Bëhet fjalë për krijimin e kanalit RTSH AGRO, tenderi i të cilit është zhvilluar në vitin 2018, në vlerën e 87 milionë lekëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy