Analisti Blerim Latifi në Kosovë ishte ndër të parët që reagoi ashpër pas lajmit se qeveria e Albin Kurtit ka përzgjedhur për ambasador të Kosovës në Tiranë, Idriz Zeqirajn. Ky i fundit është i njohur për qëndrimet fyese ndaj heronjve të luftës në Kosovë.

Teksa thekson se Idriz Zeqiraj ka fyer heroin legjendar Adem Jashari, analisti Latifi pyet qeverinë e Kosovës se ‘ku i gjeni këto fundërrina dhe i emëroni nëpër poste shtetërore?’

“Idriz Zeqiraj, i propozuari për ambasador të Kosovës, jo më larg se në vitin 2017, paska bërë një shkrim ofendues për Adem Jasharin. 

Tipi paska kërku që aeroportit të Prishtinës t’i hiqet emri i Adem Jasharit dhe hapur qenka shprehur se “Adem Jashari ka mbingarkesë reale me shtatore, buste, sheshe, rrugë, objekte gjithëfarëshe, madje, edhe të atyre kulturore, që përbën paradoks”. Por jo vetëm kaq. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për të Adem Jashari është një luftëtar i thjeshtë lokal dhe vlerësimi që i bëhet figurës së tij i tepërt. Kam një pyetje për qeverinë e Kosovës: Ku i gjeni këto fundrrina dhe i emëroni nëpër poste shtetërore?, shkruan Latifi.

Idriz Zeqiraj nuk është një emër i panjohur në trojet shqiptare. Në biografinë e tij mbetet njolla e agjentit jugosllav dhe bashkëpunëtorit të UDB-së në Shqipëri. Për këtë angazhim të tij është botuar në median e Kosovës edhe një profil më i plotë nga analisti Isa Mulaj.

Ja çfarë shkruan Isa Mula për të shkuarën e errët të tij:

“Idrizi jeton në Gjermani. Në vitin 1974-5 iku në Shqipëri, kishte filluar të studionte, dhe ku UDB bie në kontakt me të. Në vitin 1978-9, një grup i studentëve nga Kosova shkon për vizitë në Shqipëri. Në mesin e atij grupi ishted edhe Kumrije Rugova, ish-dashnorja e tij, motra e Rrustem Rugovës, tani gruaja e Sabri Hamitit i cili është baxhanak me Sherif Balën ose ish-kryeshefin e UDB-së për Pejën. Kumria merr porosi të caktuara nga Sherifi për Idrizin, si dhe një makinë shkrimi të cilën ia dërgon Idrizit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sigurimi i Shqipërisë i merr vesh të gjitha këto lëvizje dhe fillon survejimin e Idrizit. Fillon Idrizi të shkruaj letra të ndryshme në adresa të individëve dhe të bëjë propagandë se shteti shqiptar nuk po angazhohet për çështjen e Kosovës. Sigurimi i shtetit shqiptar e thërret në bisedë informative. Sigurimi ia tërheq vërejtjen se e di porosinë nga UDB e Pejës, si dhe porositë nga Kumrija. I thonë Idrizit se po të kishe qenë ti i vendosur për ta vazhduar veprimtarinë, do të qëndroje në Kosovë si shokët tuaj, si Kadri Osmani me shokë të cilët edhe ishin arrestuar në Kosovë, e me të cilët Idrizi kishte bashkëvepruar para se të arratisej.

Sigurimi i thotë Idrizit: Ti je shkolluar këtu, ke kryer fakultet dhe je duke punuar, e për Kosovën nga këtu nuk ke si të ndihmosh, por këtë punë nga këtu e bënë shteti shqiptar, e ti shiko punën tënde dhe ke kujdes se do ta pësosh! Idrizi nuk bindet edhe vazhdon duke krijuar një grup gjoja për Kosovën. Sigurimit shqiptar nuk i mbeti tjetër pos ta dënoj dhe burgosë si bashkëpunëtor të UDB-së dhe agjent jugosllav. Ai duket se ka mbajtur 8 vite burg.

Kështu e sqaron punën e tij Shaban Braha, nëpunës i Sigurimit Shqiptar, i cili ishte i angazhuar në grupin pran Komitetit Qendror të PPSh-së për Kosovë të krijuar më 1970, i cili kishte për detyrë të organizoj dhe mbikëqyrë tërë veprimtarinë lidhur me Kosovën si në Shqipëri, Kosovë, dhe diasporë. Ky grup për punën e vetë rreth Kosovës i ka raportuar drejtpërdrejtë Enver Hoxhës”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";