Rënia e vazhdueshme e numrit të studentëve po pasohet edhe me boshatisje të auditorëve në universitetet rajonale, ku ndër të tjera programet e studimit që ofrohen, nuk tërheqin interesin e të rinjve.

Në këto kushte, ministria e Arsimit ka miratuar hapjen e një programi me diplomë dyfishe me universitetin Politeknik të Tiranës për Inxhinierinë Informatike.

“Bëhet fjalë për programin e inxhinierisë informatike. Program që e duam ta hapim të ri në këtë universitet dhe të mundet që të dy universitete të prodhojnë program të përbashkët dhe diplomë dyfishe dhe një diplomë e cila të ketë të dy universitetet që do diplomojnë studentët”, tha Manastirliu.

Sakaq sipas ministres Manastirliu profilizimi i universiteteve rajonale, do të pasohet me mbyllje të degëve që nuk preferohen dhe risive në programet e studimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kemi vendosur që jo vetëm të profilizojmë universitetet rajonale, por kemi vendosur të rimodelojmë programet aktuale në varësi të kërkesave të tregut. Dhe programet e reja të cilat hapen janë programe të cilat zgjojnë interesin e studentëve dhe janë programet e së ardhmes”, tha ministrja.

Ekspertët e arsimit shprehen se mungon një strategji e mirëfilltë sa i takon vendimmarrjeve për të cilat ka nevojë sot arsimi i lartë në vend, ndërsa eksodi i të rinjve vijon për të paktën një dekadë./vizionplus.tv