Investime te “Koço Gliozheni”, rehabiltohen urgjenca e salla operacione

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Investime te “Koço Gliozheni”, rehabiltohen urgjenca e salla operacione

Nis projekti për investimin në maternitetin “Koço Gliozheni”. Gjatë fazës së parë do të rehabilitohen urgjenca, Qendra e Gruas, salla e operacionit, si edhe materniteti do të pajiset me aparatura të teknologjisë së lartë.

 

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, inspektuan spitalin Obsetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ku aktualisht ka nisur funksionimi i shërbimit të ri të laboratorit.

 

Advertisement

“Në maternitetin “Koço Gliozheni” prezantojmë projektin më të ri, fazën e parë të rehabilitimit të sallave, të urgjencës, të qendrës së gruas, me financim të qeverisë shqiptare, si dhe laboratorin e ri të analizave që tashmë është vënë në funksion”, tha Manastirliu.

 

Manastiliu nënviozi se ky laborator do të rrisë gamën e analizave. Rreth 1 milion dollar është fondi i qeverisë shqiptare që do të përdoret për fazën e parë të investimit në maternitet për rikonstruksionin e bllokut operator, bllokut të lindjes, Qendrës së Gruas, urgjencës dhe pajisjen e tyre me aparatura mjekësore të standardeve më të mira.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy