Interes për programet prioritare; mbyllet faza e parë e regjistrimit në Universitetin e Korçës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Interes për programet prioritare; mbyllet faza e parë e regjistrimit në Universitetin e Korçës

Në universitetin e Korçës është mbyllur faza e parë e regjistrimeve.

 

Sipas rektorit Dhimitër Bello këtë vit të ri akademik ka më tepër interes për programet prioritare, ndërkohë që interes maksimal ka pasur dhe për programet e departamentit të infermieri-mami dhe degës së sporteve në fakultetin e edukimit.

 

Advertisement

 

DHIMITËR BELLO – REKTOR I UNIVERSITETIT TË KORÇËS :

Risi këtë vit është që ka rënie në numrin e regjistrimeve në programet dy vjeçare, por është rritur në atë Bachelor. Pra kemi një numër më të madh në ato degë që janë shpallur prioritet nga qeveria: si infermieri, mami, finance, edukim.

 

Advertisement

Rektori ka bërë me dije se në këtë universitet ka programe të cilat në fazën e parë kanë patur pak interes nga ana e maturantëve, përshi këtu dhe një program të ri siç është ai i gjuhës së pakicave kombëtare.

 

Ndërsa për sa iu përket programeve të rrezikuara do të ketë një vendim të senatit nëse ato do të mbeten të hapura apo do pezullohen përkohësisht për shkak të mungesës së studentëve.

 

Advertisement

DHIMITËR BELLO – REKTOR I UNIVERSITETIT TË KORÇËS-

Programe me interes të pakët këtë vit janë  ato 2-vjeçare në fakultetin e bujqësisë. Ka një program te ekonomiku që është dobët, edhe tek fakulteti i edukimit dhe filologjisë, është edhe një program për gjuhën e pakicave kombëtare që është dobët, ndërsa edhe histori-gjeografia janë diçka më mirë po prapë kapin kuotën e mbi 10.

 

Në universitetin e Korçës edhe këtë vit akademik do të studiojnë mbi 3000 studentë në afro 60 programe.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy