Kryeministri Rama reagoi serish ne twitter ne lidhje me qendrimet e rivaleve te tij politik mbi menyren sesi kane menaxhuar autoritetet shteterore situatat e fundit me incidentet ne objektet tona ushtarake ne Gramsh dhe Polican.
Pasi ironizon Berishen dhe Meten, kreu i qeverise shton ne fund se institucionet shteterore kane funksionuar sic duhet.
“Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkron mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare,shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane,portale e faqe personale,duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!
Me heret PD akuzoi Ramen se para disa kohesh kur në sallën e Parlamentit shqiptar foli në një lidhje me skype, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky,opozita dhe sidomos selia lu, kishte vetëm një kërkesë për Edi Ramën: Refuzimin që shtetasit rus të hynin në territorin shqiptar!
Në dalje të asaj seance të jashtëzakonshme, Sali Berisha i kërkoi në emër të PD, qeverisë shqiptare dhe Edi Ramës të mos lejonte turistët rusë të hynin në Shqipëri, në kushtet kur lufta me Ukrainën vazhdon.Edi Rama e refuzoi kërkesën, duke hapur çdo pikë hyrëse për shtetasit rusë.Institucionet që kanë për detyrë të garantojnë sigurinë kombëtare në vend, kur gjatë kësaj vere kanë hyrë në Shqiperi mijëra shtetas rusë, janë në alert të plotë!, thuhet ne reagimin e PD/