Paga mesatare në vend sipas Institutit të Statistikave arriti në 60 mijë lekë bruto, në tremujorin e dytë të këtij vitit. Ky nivel është gati 7 % më i lartë se tremujor i viti të kaluar
Por a është reale kjo rritje? Nisur nga norma e inflacionit e regjistruar në 8 % në muajin gusht, rritja e pagës konsiderohet pa efekt në mos me efekt negativ. Ekspertët e tregut të punës konfirmojnë këtë trend të rritje së pagave, por sipas tyre tregu vendas ende nuk e ka kthyer në standard pune indeksimin, e jo më rritjen absolute.
Ka një fakt pozitiv në treg, po ka rritje page që nisi që në fundvitin e kaluar pas publikimit të listës, e cila pati një presion pozitiv për të kërkuar më shumë llogari nga punëmarrësit ndaj punëdhënësit. Por ka rritje page edhe në disa sektorë që janë prekur nga largimi i profesionistëve. Por ne jemi ndër vendet me paga të ulta, ndaj baza e krahasimit meret për paga shumë të ulta-shprehet Erald Pashaj ekspert i tregut të punës.
Advertisement
Paga mesatare në sektorin publik arrti në 68 mijë lekë, ndërsa në privat 57 mijë lekë në muaj. Por mbetet ende e paqartë sa është rritja reale dhe formalizmi i pagave, pas aksionit të nisur nga tatimet tek privatët.
Një rritje prej 7 % do të thotë hic asgjë. Por teksa shohim që cmimet në tërësi janë rritur, por çmimi i punës a është rritur? Kjo është pikëpyetje. Prandaj vendet e zhvilluara aplikojnë konceptimin e indeksimit. Në tregun tonë kjo praktikë nuk njihet, madje cdo lëvizje page konsiderohet si rritje, kur në fakt është indeksim.
Advertisement
Sektori bankar është ai që ofron një pagë mujore dinjitoze, e cila arrin mesatarisht në 130 mijë lekë, ndërsa më e keqpaguara është bujqësia, industria dhe ndërtimi.
Ne i ndajmë në punëdhënës të huaj dhe vendas. Të huajt paguajnë shumë më mirë së biznesi vendas. Oforjnë paga më dinjitoze. Prandaj investimet e huaja janë shumë të rëndësishme jo vetëm për ekonominë, por edhe për punëmarrësit.
Advertisement
Të dhënat më të fundit të INSTAT merren me rezerva për aq kohë sa në tregun e punës ka ende evazion. Në shumë fusha të ekonomisë jo e gjithë paga është e deklaruar pranë organeve shtetërore.