Inflacioni po kthehet në objektiv, zbret në 2.1% në qershor, bulmetet mbeten të shtrenjta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inflacioni po kthehet në objektiv, zbret në 2.1% në qershor, bulmetet mbeten të shtrenjta

Infalcioni, treguesi që mat ndryshimin e çmimeve, për disa produkte pjesë të shportës, ra në nivelin e 2.1 % gjatë muajit qershor. Një vit më parë ky tregues ishte 4.5%. Kjo e dhënë është dëshmi e ngadalësimit të rritjes së çmimeve.

Njëkohësisht kjo normë është më e ulta në tre vitet e fundit, që pas periudhës së post pandemisë. Në këtë tregues, grupi ushqime dhe pije vijojnë të mbajnë peshën kryesore duke reflektuar dhe çmimet më të larta, sidomos çmimet e bulmetit dhe vezëve, të cilat nuk reflektojnë asnjë tendencë rënëse.

Pas grupit të ushqimeve, rritjen më të lartë të çmimeve e lënda djegëse, më tej janë grupi restoranteve dhe hoteleve, ndjekur nga pajisje mobilimi.

Të dhënat tregojnë se tendeca rënëse e inflacinit është përtej parashikimeve.

Advertisement

Ky fakt diktoi që Banka e Shqipërisë të marrë vendim për të ulur normën bazë të interesit të lekut. Një tendencë që pritet të vijojë më tej./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy