Inceneratori i Elbasanit/ DW: Goditje kundër korrupsionit në nivel të lartë në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inceneratori i Elbasanit/ DW: Goditje kundër korrupsionit në nivel të lartë në Shqipëri

SPAK ka kërkuar të enjten gjithsej 57 vite burg për ish-zyrtarët e lartë dhe të implikuarit e tjerë në aferën korruptive të inceneratorit të Elbasanit.

 

 

Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, (SPAK) i kërkoi të enjten, (18.05) Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, (GJKKO) dënimin me gjithsej 57 vite burg për ish-zyrtarët e lartë dhe të implikuarit e  tjerë në aferën korruptive të inceneratorit të Elbasanit.

Advertisement

 

 

Fjala është për ish-Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-Sekretarin e Përgjithshën të kësaj ministrie, ish- deputetin socialist Alqi Bllako dhe katër të pandehur të tjerë, biznesmenë dhe ish-pronarë të inceneratorit të Elbasanit, që janë në burg prej dhjetorit të vitit 2021 me akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumentave dhe korrupsionit në bashkëpunim dhe pastrimit të parave.

 

Advertisement

 

Për ish-Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, prokurorët e SPAK i kërkuan GJKKO dënimin me 10 vjet burg. Sipas hetimeve të SPAK, ish-minisri Koka u ka sjellë një dëm prej 1,5 milion Euro financave publike.

Pretenca e SPAK për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe ish-deputetin socialist, Alqi Bllako si edhe për katër të pandehur të tjerë, biznesmenë dhe pronarë të inceneratorit të Elbasanit, u dha për 4 vjet burg. Të gjashtë të pandehurve u zbritet dënimi në sajë të kërkesës së tyre për gjykim duke arritur në total 57 vite burg.

 

Advertisement

 

Një ish zyrtare e Mininistrisë së Mjedisit, Etleva Kondi, që nuk ka pranuar gjykimin e shkurtuar po gjykohet më vete. Për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon, SPAK i kërkoi GjKKO edhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet. Tre të pandehur të tjerë, Stela Gugalla, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë në arrati që nga viti 2021. SPAK bëri me dije që për Stella Gugallën kanë filluar procedurat e ekstradimit nga Vjena në Shqipëri. Prokuroria e posaçme ka kërkuar gjithashtu konfiskimin e kompanive dhe pasurive të të gjithë të pandehurve.

 

 

Advertisement

Dënimi me burg për shpërdorim detyre në shkurt 2022 i ish-Ministrit të Brendshëm socialist, Saimir Tahiri, dënimi me burg i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe tani pretenca për dënim me burg e SPAK ndaj ish-Ministrit të Mjedisit Koka dhe ish-deputetit socialist Bllako, përbëjnë rastet e hetimit dhe ndëshkimit kundër korrupsionit në nivel të larta.

 

 

Për qytetarët e Shqipërisë përfshirja në afera korruptive e ish-zyrtarëve të lartë përmes shpërdorimit të detyrës vazhdon të mbetet e pandëshkuar. Shpresat dhe pritshmëritë e qytetarëve nga SPAK për të hetuar dhe GJKKO për të gjykuar janë të larta. Nga këto dy organe të drejtësisë së reformuar pritet të dëshmojnë konkretisht se janë të dedikuara dhe të pavarura nga politika kur është fjala për çmontimin e pandëshkueshmërisë së zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve të lartë./DW

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy