Ish ministri i Financave Shkëlqim Cani ka deshmuar sor në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
Ish-ministri Cani tha se kanë kërkuar të dhëna për firmën që do të investonte dhe nëse i përmbushte kapacitete financiare për të kryer investimin. Cani tha se në funksionin e ministrit të Financave, kanë refuzuar miratimin për projektin e Elbasanit.
‘Kërkon një set dokumentesh që duhen plotësuar në mënyrë që Ministria e Financave të bëjë shqyrtimin dhe më pas të fillojmë miratimin e fondeve. Ka ardhur dhe një projektvendim, që të zbatohet një procedurë e veçantë, për djegësin e mbetjeve ose inceneratorin. Kemi refuzuar miratimin e projektit të Elbasanit sepse procedura nuk ishte në përputhje ligjin. Ne kemi refuzuar, mbështetur në kërkesat ligjore dhe aktet nënligjore.
Kjo procedurë ka marrë përgjigje nga ne që nuk është në përputhje me ligjin, merreni dhe gjeni një nga 3 mënyrat e tjera po të bërë veprimet përkatëse me VKM, pastaj aty kemi kërkuar dhe të dhëna për firmën, më shumë nëse ka kapacitete financiare. Nuk e kisha dijeni se çfarë është, më duhej nëse e kishte kapacitetin financiar se është kërkesë ligjore, para se të japim para nga buxheti i shtetit duhet të kuptojmë nëse janë në gjendje të kryejnë shërbimin. Jo të gjitha firmat i kanë paratë vetë, por ne jemi të interesuar si ministri financash të dimë a janë në gjendje të kryejnë atë kativitet që kanë marrë përsipër apo jo.’- tha Cani.