Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka tregoi disa raste që sipas saj tregojnë që qeveria Rama pengoi hetimin për incineratorët që ditën e parë të komisionit.
Zhupa nënvizon se Komisioni Hetimor për Inceneratorët është penguar që ditën e parë dhe tashmë nuk fshihen më, duke shtuar se PS do qe te bllokoje hetimet, duke mos miratuar planin e hetimit.
Postimi i Ina Zhupës:
Komisioni Hetimor për Inceneratorët është penguar që ditën e parë dhe tashmë nuk fshihen më, duan ta bllokojnë plotësisht duke mos miratuar planin e hetimit dhe duke i shkurtuar edhe 3 javë punë hetimore.
Në përgjigjet e ardhura komisionit deri tani vihet re mungesa totale e përgjegjesisë dhe detyrimit për të dhënë informacion. Përgjigjet jane pa pergjigje dhe duke i kerkuar komisionit ti marr diku tjeter informacionet qe ato kane detyrim ti japin sipas ligjit.
Po i referohem tre rasteve konkrete:
Referuar kthimit të përgjigjeve të ardhura nga kompania Integrated Technology Ëaste Treatment Fier dhe Integrated Energy BV SPV Tiranë, kanë paraqitur përgjigje duke thënë: jeni të lutur që të shkoni t`i merrni vetë këto informacione në institucione shtetërore.
Pra nuk kanë dhënë përgjigje dhe ju keni marrë si përgjigje pra komisioni ka pranuar si përgjigje dhe Znj. Felaj dhe anetaret e mazhorance thone janë përgjigjur, ndërkohë ata na kanë cuar që ne të kërkojme informacion në një vend tjetër.
Ne i kemi kërkuar informacion për pasuritë e luajtshme, të paluajtshme, borderotë e punonjësve që jane akte që subjekti i ka vetë. Edhe nese zgjedhim ta kerkojme kete info edhe ne institucionet shteterore eshte vendimi jone per te kryqezuar informacionin por jo te na mohohet informacioni ne shkelje te ligjit dhe te mesohet komisioni ku te kerkoj.
Ata mund të na kthenin përgjigje shikoni tek exeli i pagave që ka dalë nëpër ëhatsapp por nuk është kjo përgjigja që duhet të kthejnë dhe ne duhet ta pranojmë që është një kthim përgjigje normal që mund të funksionojë në punën e komisionit.
Rasti i dyte:
Kthimi i përgjigjes së ardhur nga Agjencia e Trajtimit të Koncensioneve (ATRAKO) thotë: shkoni në ëebin tonë zyrtar dhe gjejeni kontratat, kjo është kthim përgjigjia . Neqoftese kjo është kthim përgjigje serioze dhe komisioni e quan serioze këtë kthim përgjigje, atëhere kot sa e kemi kërkuar dhe i bie që të futemi të gjithë ne Google dhe po kërkojmë cfarë të gjejmë dhe gjithsecili ben kerkimin e vet dhe prodhon dokumente personale jo dokumente zyrtare per komisionin.
Ndërkohë që Agjencia vetë nuk e ka publikuar në bazë të VKM 211 viti 2016 ku Agjencia duhet ta publikonte, nqs hyni atje tani nuk i gjeni edhe sot anekset e kontratave.
Rasti i trete
Grafiku i afateve dhe puneve per ndertimin e inceneratorit të Tiranës, nuk ka njeri që te arrij te lexoj 1 fjalë se cfarë shkruan aty!
Janë sjell gjëra të palexueshme, janë sjellë pacavure, letra pa përgjigje, të cilat na kanë detyruar që herë pas herë që ne të cojmë shkresa tjera.
Komisionit nuk i kanë ardhur përgjigje, por i kanë ardhur letra per te zvarritur dhe penguar punen e tij dhe hetimin. Edhe mos miratimi i planit te hetimit, duke votuar kunder e deshmon qarte vullnetin tuaj per ti dhene mbrojtje aferes 430 milion euro nga taksat e shqiptareve.