Organizatat e Shoqërisë Civile i kanë bërë kërkesë Kuvendit që të mundësojë shërbimin e riprodhimit ‘In Vitro’ jo vetëm në në klinikat private, por edhe në spitalet shtetërore.

 

Peticioni i dërguar kryetares Lindita Nikolla vë në dukje se ndonëse kanë kaluar dy dekada nga miratimi i ligjit, në strukturat spitalore shtetërore ende nuk ofrohen metodat e riprodhimit të asistuar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një ndër shkaqet që ka sjellë këtë problem është edhe mungesa e akteve nënligjore

 

Ndërkohë, mjekët gjinekologë thonë se ka një rritje të shkallës së infertilitetit në vendin tonë dhe mbi 20% e çifteve të reja kanë shfaqur probleme të kësaj natyre, duke i detyruar të aplikojnë metodën e re.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

EMI GLIOZHENI

 

MJEKE GJINEKOLOGE

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne kemi një rritje gjithnjë e më të madhe të çifteve që kërkojnë ndihmë që të arrijnë shtatzëninë duke përdorur teknikat e fekondimit te asistuar. Mund të jenë rreth 15 deri 20% e çifteve që kanë problematika të nivelit të parë dhe të dytë. Presupozohet se rreth 30% e çifteve arrijnë shtatzëni në 6 mujorin e parë kur tentojnë të kenë raporte spontane, pak a shumë rreth 10% tjetër arrijnë në 6 mujorin e dytë dhe pjesa tjetër janë ata që nuk arrijnë dot një shtatzëni spontane dhe kanë nevojë ti drejtohen qendrave të specializuara.” 

 

Për bluzat e bardha, përveç infertilitetit, përhapja shtatzania me metodën in-vitro vjen edhe për arsye të tjera.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

EMI GLIOZHENI

 

MJEKE GJINEKOLOGE

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Stili i jetesës ka ndryshuar dhe ciftet kërkojnë nje shtatzani në moshë të rritur dhe kjo përbën një problematikë sidomos në rastin e gruas sepse duke qenë se me kalimin e kohës dhe të moshës bëhet gjithnjë e më e vështirë arritja e shtatzanisë.”

 

Të dhënat e INSTAT-it, tregojnë se vitet e fundit numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm. Në këtë situatë, ofrimi i shërbimit të fertilizimit in vitro mund t’i hapte dritën jeshile dhjetëra çifteve që stepen për shkak të mungesës së parave, një politikë për të inkurajuar numrin e lindjeve, e ndjekur nga shumë vende të tjera.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Shqipëri, ky problem edhe nuk ka një zgjidhje edhe pse pajisjet u dhuruan nga BE shumë vite më pare e nuk dihet ku kanë përfunduar.