“Ilir Beqaj e ka vendin në burg”/ Berisha: Rama po mbron ish-ministrin e Shëndetësisë që firmosi koncesionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ilir Beqaj e ka vendin në burg”/ Berisha: Rama po mbron ish-ministrin e Shëndetësisë që firmosi koncesionin

Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi Prokurinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit se po mbron ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja në raport me koncesionin e sterilizimit.

 

Sipas ish-kryeministrit Berisha, Beqja ka rolin kryesor në dhënien e këtij koncesioni dhe ka firmosur hapjen e procedurës, pikëzimin dhe kontratën e koncesionit

 

Advertisement

SALI BERISHA

 

“Deri sot, arrestimet janë të dirigjuara direkt nga Edi Rama. Kapaku i kësaj është Ilir Beqaj. Dihej botërisht se Ilir Beqaj është autori kryesor i këtyre koncesioneve në shëndetësi.”

 

Advertisement

Ish-kryeministri Berisha ka vënë në dukje se në kohën kur drejtonte ekzekutivin ishte blerë një aparaturë moderne për sterilizimin e cila iu vendos në dispozicion kompanisë që fitoi koncesionin e cila nuk kishte asnjë experiencë në këtë sektor.

 

“Ilir Beqaj i dhuroi ndërmarrjes së tij aparaturën, lokacionin dhe qindra-mijëra sete kirurgjikale, të lara në flori, e bën pronar të tyre dhe tani u thotë shqiptarëve më paguani mua pesëfishin e kostos për një operacion.”

 

Advertisement

Sipas Berishës koncesionet në shëndetësi përbejnë aferën e dytë me korruptive në vend, pasi fatura e tyre shkon ne 450 milionë euro. Në këtë këndvështrim Berisha ka bërë përgjegjës edhe kryeministrin Edi Rama i cili sipas tij mbrojti sterilizimin.

 

 “Edi Rama, kryeministër sharlatan, që për t’i dalë zot sipërmarrjes Beqaj-Rrapaj, kalonte nga studio në studio si sharlatan dhe thoshte se janë operuar njerëz me pinca dhe gërshëre më një krah.”

 

Advertisement

Nga ana tjetër Berisha reagoi edhe ndaj akuzave se djali I tij është përfshirë në ndërtimin e kullës në zonën pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

 

“Unë u them këtu shqiptarëve se as Agim Zeqo, as Ilir Shtufi nuk ka dhënë një qindarkë të vetme për Foltoren. Im bir nuk ka asnjë lidhje, kategorikisht me asnjë kullë.”

 

Advertisement

Për të mbështetur këtë deklarate ish-kryeministri Berisha ka sjellë në vëmendje se gjatë 8 viteve që drejtoi qeverie nuk dha asnjë leje për ndërtimin e kullave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy