“Iku për të pirë kafe”/ Flet babai i 25-vjeçarit të vrarë: Do të ikte në Gjermani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Iku për të pirë kafe”/ Flet babai i 25-vjeçarit të vrarë: Do të ikte në Gjermani

Babai i Xhuljan Bullarit tregoi herën e fundit që e ka parë të birin, para se t’ia vrisnin me armë zjarri në makinë në Babicë të Vlorës.

 

25-vjeçari, sipas të atit, ishte larguar si çdo ditë për të pirë kafe dhe më pas nuk është kthyer më.

 

Advertisement

Ai zbuloi se i riu ka qenë i dënuar më herët sepse ka ndihmuar emigrantët të kalojnë kufirin ilegalisht.

 

“Është larguar nga shtëpia në Babrru të Tiranës rreth orës 18.00- 19.00 pasdite si zakonisht për të pirë kafe. Nuk dinim të kishte konflikte, priste të ikte në Gjermani të vëllai, pasi donte të largohej nga Shqipëria. Më herët ka bërë 2.5 vite burg për dhënie ndihme në kalim të paligshëm të kufirit. Pasi ishte arrestuar në Fier. Nuk kishte asgjë që ta lidhte me Vlorën.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy