
Urdhri i policisë për një 36-vjeçar për të ndërprerë punimet në një objekt pa leje ra në “vesh të shurdhër”.
Efektivët e Lezhës i kërkuan shtetasit B. D. të mos ndërtonte më, por ai vijoi punimet, pavarësisht se disa ditë më parë, IKMT-ja i kishte shkatërruar objektin pa leje.
Advertisement
Për këtë arsye, policia e prangosi 36-vjeçarin, nën akuzën për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.