Policia e Vlorës jep detaje për gjetjen e 16-vjeçares, e cila ishte larguar nga banesa disa ditë më parë.

 

Sipas unifromave blu, adoleshentja është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë. Ndërkohë, gjatë intervistimit me psikologun, 16-vjeçarja ka treguar se është larguar nga banesa, me dëshirën e saj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me rastin e largimit nga banesa të një shtetaseje të mitur, sqarojmë se:

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas kallëzimit të marrë nga familjarët, më datë 15.01.2022, për largimin nga banesa të vajzës 16 vjeçe, menjëherë kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Bazuar në informacionet e grumbulluara dhe veprimet hetimore, nga shërbimet e Policisë, më datë 19.01.2022, u bë e mundur gjetja e 16-vjeçares, në gjendje të mirë shëndetësore, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë.

 

Gjatë intervistimit me psikologun, 16-vjeçarja ka treguar se është larguar nga banesa, me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";