Një konflikt i çastit, dyshohet se u bë shkak për një ngjarje të rëndë mbrëmjen e së premtes në Itali. Sherri në lokal u përmbyll tragjikisht me të shtëna armësh në rrugë. Bilanci është i rëndë. Një djalë vetëm 23-vjeç mbeti i vrarë. Ai është identifikuar nga mediat italiane si Emanuel Rroku.

 

I riu shqiptar humbi jetën në spital. Autori i dyshuar i ngjarjes është një 34-vjeçar, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi u dhunua nga miqtë e viktimës. Një 30-vjeçar tjetër, mbeti i plagosur në këmbë nga të shtënat me armë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përplasja e përgjakshme ndodhi rreth orës 23:30 në qendër të njw komune tw vogël që ndodhet në provincën e Milanos. 3 shqiptarët e përfshirë në të shtënat me armë ishin pjesë e një grupi të përbërë nga dhjetëra bashkëkombës. Nën efektin e alkoolit dhe për shkaqe banale, sherri shpërtheu në të shtëna me armë në rrugë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";