Identifikohen 5 të infektuar me variantin Delta në Maqedoninë e Veriut, ministri i Shëndetësisë: Vaksinimi është i vetmi shpëtim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Identifikohen 5 të infektuar me variantin Delta në Maqedoninë e Veriut, ministri i Shëndetësisë: Vaksinimi është i vetmi shpëtim

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Felipçe ka konfirmuar 5 rasteve të tjera të variantit Delta të koronavirusit. Felipçe bën me dije se tri raste janë evidentuar në Shkup, një në Kumanovë dhe një tjetër në Tetovë.

Ai i bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen pasi është e vetmja mundësi për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

“Për të gjitha llojet e mutacionit të Covid, shpëtimi i vetëm për qytetarët është vaksina. Kjo është e vetmja mënyrë për ti dhënë fund pandemisë”, ka thënë ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy