
Ditën e sotme në seline e PD, ne Berat u oorganizua një takim mes demokratëve dhe grupit që i ka dalë në krah ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në selinë blu të këtij qyteti morën pjesë kryesia e PD-së dega Berat si dhe përfaqësues e grupseksioni në rang qarku përkrahës së Berishës. Gjatë fjalës së tij, deputeti demorkat, Belind Këlliçi është shprehur se fortesa e parë e Bashës u mor me sukses ndërsa do të vijojnë edhe me të tjerat.
Advertisement
“Kur nuk ka bunkerizim gjithçka shkon mire. U mor fortesa e parë e Bashës do vijojmë me sukses edhe të tjerat. Ne jemi të hapur për të gjithë ata që jetojnë nën presionin kërcënimin e Bashës”, tha Këlliçi gjatë takimit me demokratët e Beratit.