I zhdukur prej ditësh/ Gjendet i vdekur shqiptari në Rodos. Autori telefonoi vetë policinë…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I zhdukur prej ditësh/ Gjendet i vdekur shqiptari në Rodos. Autori telefonoi vetë policinë…

Biznesmeni shqiptar Xhani Topalli, që rezultonte i zhdukur prej 8 ditësh, është gjetur sot i vdekur.

 

Mediat greke raportojnë se ishte pikërisht një biznesmen 53-vjeçar që merrej me hotele, personi që mendohet se e ka vrarë babain e 3 fëmijëve që jetonte në Rodos prej më shumë se dy dekadash. Mësohet se ka qenë pikërisht 53-veçari ai që ka kontaktuar policinë dhe ka rrëfyer krimin dhe se ku ndodhej trupi i shqiptarit.

 

Advertisement

Biznesmeni shqiptar rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht, kur pati një takim me hotelierin 53-vjeçar nga Kallithea, për t’i shlyer detyrimet sipas një marrëveshjeje që kishin lidhur.

 

Familja në denoncimin e saj pohoi se Topallin e kishin marrë peng, pasi makina e tij ishte gjetur e braktisur në një zonë, dhe se telefoni nuk i dilte më i hapur.

 

Advertisement

Autoritetet kanë vënë në pranga 53-vjeçarin, i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar se e ka vrarë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy