Shkodër- Një 49-vjeçar, i cili ishte zhdukur para tre ditësh nga banesa, është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Buna.
Policia thotë se rreth orës 11:25, në afërsi të fshatit Pentar, është gjetur nga familjarët, trupi i pajetë i shtetasit Sh. K., 49 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Më datë 13.04.2024, shtetasi G. K., vëllai i shtetasit Sh. K., ka kallëzuar në Polici, se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa.
Advertisement
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës. /vizionplus.tv