Policia ka arrestuar një 42-vjeç në Fier, i cili akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Policia njofton se Fabio Rrapaj, ndezi zjarr për të djegur barishte në tokën e tij.
Mirepo zjarri doli nga kontrolli dhe për pasojë u dogjën 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta dhe 400 rrënjë ullinj në fshatin Levan.
Levan, Fier/ Policia e Fierit identifikon dhe arreston në kohë rekord, një tjetër autor për zjarrvënie.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Ndezi zjarr për të djegur barishte në tokën e tij, zjarri doli nga kontrolli dhe për pasojë u dogjën dhjetëra hektarë në territorin e fshatit Levan, falë reagimit të shpejtë të Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i zjarrvënies.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, me marrjen e njoftimit se në fshatin Jarua, Levan, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në sipërfaqe të mëdha pyjore, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Falë veprimeve të shpejta e profesionale, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit F. Rr., 42 vjeç, banues në fshatin Jarua, Fier.
Ky shtetas, me qëllim djegien e barishteve në tokën e tij, ka ndezur zjarr dhe për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta dhe 400 rrënjë ullinj.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Theksojmë, falë reagimit të shpejtë të Policisë dhe ngazhimit maksimal, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e veprimtarive kriminale të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia, gjatë këtij sezoni, janë vënë në pranga 4 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 9 shtetas dhe 1 është shpallur në kërkim.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.