Policia ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar, pasi akuzohet për zjarrëvënie në një sipërfaqe bimësie në Lurë.
Policia njofton se zjarri është ndezur fillimisht në një zonë me bimësi në Lurë, por për shkak të erës së fortë ka përparuar dhe ka shkrumbuar një sipërfaqe prej 5 hektarësh.
Advertisement
“Në vijim të hetimeve të thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin e zjarrvënies, specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Dibër, kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 32 vjeçarit, banues në Lurë, pasi dyshohet se është autori i zjarrvënies”, thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Advertisement