Një person është arrestuar dhe një tjetër u shpall në kërkim nê Belsh dhe Librazhd pasi i kane vene zjarrin siperfaqeve me ullinj dhe tokave.

Efektivet ne Belsh, arrestuan në flagrancë shtetasin: N.H., 26 vjeç, banues në fshatin Dragot, Belsh.

Ky shtetas dyshohet se në fshatin Dëshiran, Belsh, duke djegur disa mbeturina në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur 450 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasve Q.B., dhe M.Q.,

Nderkohe ne Librazhd, efektivet bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, shtetasin R.D., 52 vjeç, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në vëndin e quajtur “Krepat e Xhakës”, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.