I vunë tritol derës së garazhit të 52-vjeçarit/ Shpallen në kërkim dy persona në Shkodër, të përfshirë në ngjarje të tjera kriminale (EMRAT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I vunë tritol derës së garazhit të 52-vjeçarit/ Shpallen në kërkim dy persona në Shkodër, të përfshirë në ngjarje të tjera kriminale (EMRAT)

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në lagjen “10 korriku” ku shpërtheu një sasi tritoli në garazhin në pronësi të 52 vjeçarit Agim Uraj.

 

Në kërkim janë shpallur Seadet Myftia dhe Zabit Mehmedaj të cilët mësohet se janë shpallur në kërkim edhe më parë nga policia për ngjarje të tjera kriminale.

 

Advertisement

Shkodër

 

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 29 qershor 2023, në lagjen “10 Korriku”, ku shtetas të paidentifikuar vendosën lëndë eksplozive në garazhin e automjeteve të një shtetasi.

 

Advertisement

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, u bë i mundur identifikimi i 2 shtetasve të dyshuar si autorë të vendosjes së lëndës eksplozive, si dhe u bë shpallja e tyre në kërkim.

 

Autorët e dyshuar, të shpallur në kërkim edhe më parë, për ngjarje të tjera kriminale.

 

Advertisement

Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve, të cilët janë larguar me një motomjet të vjedhur pak para ngjarjes, në qytetin e Shkodrës.

 

Strukturat hetimore te Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ato të DVP Shkodër dhe me Prokurorinë e Shkodrës, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ku në derën e garazhit të automjeteve, në pronësi të shtetasit A. U., shpërtheu një sasi lënde plasëse (me pasoja vetëm dëme materiale), kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Advertisement

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, administrimit të provave në vendngjarje, si dhe këqyrjes së kamerave në aksin rrugor përmes të cilit dyshohet se mund të ishin larguar autorët, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes,  si dhe identifikimi i 2 autorëve të dyshuar të saj. Gjithashtu, nga këto veprime dyshohet se 2 autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, me një motomjet të vjedhur në qytetin e Shkodrës, pak para ngjarjes.

 

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpallën në kërkim shtetasit S. M, 27 vjeç dhe Z. M., 27 vjeç, të shpallur në kërkim edhe më parë, për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

 

Advertisement

Vijon puna intensive për kapjen e tyre.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Vjedhja”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy