Përcillet për në banesën e fundit 61 vjeçari Xhevahir Hoxha, autori i ngjarjes se vidhishtes, i cili pasi vrau bashkejetuesen e djalit te tij, 30 vjecaren Merushe Hazizi, u vetevar pas shtëpisë.
Pak familjarë e të aferm kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore, ndërsa në heshtje kane percjelle për në varrezat e fshatit 61 vjeçarin.
Kujtojmë se Fatjon Hoxha, djali i Xhevahirit, ka qënë i martuar me pare dhe ka 1 fëmijë 9 vjeç me gruan e parë. Prej rreth 3 vjetesh ai bashkëjetonte me viktimën dhe jetonin në Vlorë me qera, ndersa rreth 1 muaj me pare u kthye. në fshat te prindërrit e tij.
61 vjeçari nuk e donte Merushen pasi kjo ishte e martuar më parë me dikë tjetër dhe donte që djali të mbante për nuse gruan e parë me të cilën ka 1 fëmijë. Problemet ne familjen Hazizaj, nuk kane munguar edhe me pare. Në datë 16.03.2022 është plotësuar kërkesë padia në Polici për urdhër mbrojtje të 61 vjeçarit nga djali dhe fillimisht Gjykata e ka pranuar për dhunë psikologjike. Por në seancën e radhës, dt 28.03.2022, e ka hequr urdhërin e mbrojtjes.
30 vjecarja Merushe Hazizi është përcjellë për ne varrezat e fshatit Suk1 nga familjaret e saj, jashtë syrit te medias. Fatjon Hoxha, ka qene pjesë e ceremonisë mortore të babait të tij.